Prokurores i humbasin 3 dosje hetimore për korrupsion


Prokurores i humbasin 3 dosje hetimore për korrupsion

14:16 03/12/2017

Një prokurore në Prokurorinë e Elbasanit ka bërë kallëzim në polici se i kanë humbur tre dosje hetimore që ajo kishte nën shqyrtim.

Prokurorja me iniciale A.Xh. tha se 3 fashikujt e procedimeve penale janë materiale të Task-Forcës për hetimin e korrupsionit.

Grupi hetimor i policisë, gjatë kqyrjes së zyrës së saj nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për shpërdorim detyre dhe zhdukje ose humbje e fashikullit hetimor. /

tvklan.al






Të ngjashme