Prokurori: 20 – vjeçari italian nuk u vra nga shqiptarët
Ndryshe nga sa u raportua deri më tani nga mediat italiane, 20 – vjeçari Emanuele Morganti nuk është vrarë nga shqiptarët.
Ka qenë kryeprokurori i Frosinones, Giuseppe De Falco, i cili në një konferencë për shtyp ka sqaruar se autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk kanë qenë shqiptarë. 20 – vjeçari u masakrua për vdekje në qendër të Alatrit pak ditë më parë, nga një grup personash, pas një konflikti të nisur në një lokal nate. Ai u godit me grushta, shkelma e shufër hekuri dukë marrë dëmtime të rënda në kafkë që i kushtuan atij jetën. I riu italian vdiq pas dy ditësh në agoni. Lidhur me këtë ngjarje, hetuesit sqaruan se 7 janë personat që po hetohen, ndërsa ditën e sotme, autoritetet italiane kanë arrestuar dy vëllezër, të cilët dyshohet se i kanë dhënë të riut goditjet fatale./tvklan.al