Prokurori që hetoi politikanë të korruptuar ka frikë për jetën


Prokurori që hetoi politikanë të korruptuar ka frikë për jetën

22:25 09/01/2018

Një ish-prokuror që hetonte korrupsionin në Maltë ka deklaruar për BBC se ka frikë për jetën e tij.

Ish-prokurori Jonathan Ferris po kërkon mbrojtje nga policia pasi i druhet faktit se mund të vihet në shënjestër për shkak se ka hetuar eksponentë të lartë të politikës të dyshuar si të korruptuar.

Shqetësimi i ish-hetuesit vjen pas vrasjes së gazetares investigative Daphne Caruana Galizia. Ajo u vra më 16 Tetor nga një bombë e vendosur në makinën e saj pranë shtëpisë. Gazetarja kishte zbuluar akte korruptive nga figura të fuqishme të politikës.

Këta politikanë ajo i kishte denoncuar me emra në blogun e saj. Prokurorët maltezë dyshojnë se vrasja e gazetares mund të jetë urdhëruar nga persona që janë prekur nga investigimi i saj.

/tvklan.al






Të ngjashme