Prokuroria 14 Shtatori – (9 Shkurt 1999)


Prokuroria 14 Shtatori – (9 Shkurt 1999)

22:23 09/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Protagonistët e 14 Shtatorit bashkëpunojnë me drejtësinë. Disa prej të akuzuarve për implikim në ngjarjet e dhunshme dy ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit kanë pranuar të flasin për prokurorët. Disa prej tyre duke dashur të përfitojnë një dënim më të lehtë, do tju tregojnë prokurorëve të grupit të hetimit hollësitë dhe detajet e atyre ngjarjeve.

Dëshmitë e të penduarve të parë në historinë e drejtësisë shqiptare do të ndikojnë në pasqyrimin e drejtë dhe indentifikimin e organizatorëve të vërtetë, të një prej ngjarjeve më të përgjakshme që dhunuan instituciont shtetërore.

Hetuesit përveç fotografive dhe kasetave do të kenë mundësi të mbështeten në dëshmi konkete. Ndërsa kanë pranuar me kënaqësi bashkëpunimin e të penduarve. Prokurorët shqiptar nuk kanë deklaruar akoma nëse ata do të përfitojnë më pas një status apo trajtim të veçantë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme