Prokuroria aksioni anti-kontrabandë – (17 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Superaksion anti-kontrabandë i prokurorisë shqiptare. Ka qenë rreth një million dollarë që grupi prej 13 vetash i ka shkaktuar shtetit shqiptar, ndër ta 8 doganier, dy presidentët e firmës “Murati do Brazil”, e cila ushtron aktivitetin e import-eksportit të kafesë si dhe dy shoferët e kësaj firme.
Prokurori i Përgjithshëm Arbën Rakipi deklaron se operacioni i këtij përmasave është i pari por jo i fundit.
Kryeprokurori Arben Rakipi:- “Ky është një fitore sipas nesh. Të gjithë jemi të kënaqur që mësë fundi dhe prokuroria shqiptare, mbaron një hetim dh pastaj vë dorën mbi të arrestuarit. Sipas nesh akuza qëndron tërësisht dhe ajo duhet të çoj në dënimin e përsonave”.
Gazetarja:- Pra një ish-ministër i Nanos dhe një ministër aktual i Majkos janë të rrezikuar nga ky aksion policie apo jo?
Kryeprokurori Arben Rakipi:- “Jo, konfirmoj që jo. Prokuroria ka dhe disa procese të tjera të këtij lloji. Jo me kafe, ka artikuj të tjerë sepse përpiqet të përfitohet nga çdo lloj artikulli dhe them se në të ardhmen do dëgjoni akoma më tej histori të tilla”.
E ndërkohë që detit të kontrabandës doganore i shteroj një burim, 13 të arrestuarit, do të paraqiten nesër në gjykatën e Faktit të Tiranës për vlerësimin e masës së arrestit./tvklan.al