Prokuroria akuzon Kryeministrin izraelit për korrupsion
Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit pritet të padisë për korrupsion Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. BBC raporton se kryeprokurori Avichai Mandelblit ka njoftuar avokatët e Kryeministrit, duke u thënë se ky i fundit do të përballet me akuzat për ryshfet, korrupsion e mashtrim në tre raste.
Sipas organit të akuzës, thuhet se Kryeministri Natanyahu ka marrë dhurata nga biznesmenë dhe ka bërë ndere për të pasur mbulim më të gjerë mediatik në favor të tij. Nga ana tjetër, Kryeministri i Izraelit ka mohuar çdo akuzë. Ai ka thënë se është viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga kundërshtarët e majtë, të cilët synojnë ta rrëzojnë nga pushteti përpara zgjedhjeve të parakohshme të 9 Prillit.
Megjithatë, Netanyahu do të ketë mundësinë që të përballet në gjykatë me Prokurorinë e Përgjithshme për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Seanca ka gjasa që të mbahet pas zgjedhjeve. Nëse argumentet mbrojtëse të Benjamin Netanyahu refuzohen nga gjykata, atëherë do të jetë hera e parë në historinë e Izraelit që një Kryeministër në detyrë akuzohet penalisht. Pas këtyre zhvillimeve, partitë opozitare kanë reaguar duke thënë se Netanyahu nuk mund të qëndrojnë më në detyrë nëse provohen akuzat.
/tvklan.al