Prokuroria apelon vendimin ndaj Bashës dhe dy zyrtarëve të PD


Prokuroria apelon vendimin ndaj Bashës dhe dy zyrtarëve të PD

19:47 27/01/2020

Gjykata pushoi hetimet për kontratat e lobimit në SHBA

Kur kanë kaluar dy javë nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për pushimin e hetimeve ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të Partisë Demokratike, në lidhje me kontratat e lobimit në SHBA, prokuroria e ka apeluar vendimin.

Dy prokurorët e çështjes, Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj, kërkojnë nga gjykata që numri një i demokratëve së bashku me ish-Sekretarin Arben Ristani dhe ekonomistin Ilir Dervishi, të merren të pandehur për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Hetimet nisën dy vite më parë, mbi dyshimet e revistës amerikane ‘Mother Jones’, se kompania amerikane ‘Muzin Partners’ ishte paguar 675 mijë Dollarë nga kompania offshore B’iniata Trade’ me pronarë rusë, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan






Të ngjashme