Prokuroria Durrës: Na vodhën pajisje elektronike, hapën zyrat e prokurorëve


Prokuroria Durrës: Na vodhën pajisje elektronike, hapën zyrat e prokurorëve

10:50 24/05/2018

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet dhe ka regjistruar procedimin penal për grabitjen e zyrave të saj nga persona të paidentifikuar gjatë natës.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria thotë se autorët dëmtuan dhe morën pajisje elektronike në zyrën e serverit ku regjistrojnë kamerat e sigurisë.

“Po kështu është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e nje prokurori dhe një zyrë të oficerëve të policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës kur godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e Policisë Private”,

thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm në orën 06:30 nga pastruesja, e cila më pas njoftoi autoritetet. Policia e Durrësit është duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes.

Kjo është hera e dytë që vidhet Prokuroria e Durrësit. Dy javë më parë, persona të paidentifikuar grabitën postën sekrete të kësaj Prokurorie.

/tvklan.al






Të ngjashme