Prokuroria e Durrësit jep pretencën për Gentian Ballën dhe shokët e tij – (14 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Prokuroria e Durrësit, kërkoi sot 25 vjet burg për Gentian Ballën, me akuzën vrasje me paramendim. Në seancën e sotme ku u lexua pretenca e prokurorit Flora Reka, u kërkuan 10 vjet burg për Elton Domin, ish-shoferi i Ballës, i akuzuar për bashkëpunim në vrasje me paramendim. Ndërsa për dy të akuzuarit e tjerë Emiljan Balla dhe Arjan Kullullari, prokurorja kërkoi 2 vjet burg me akuzën moskallëzim të krimit.
Siç shihet nga akuzat e ngritura, prokuroria nuk ka marrë shumë parasysh dëshminë e Gentian Ballës, i cili shfaqësonte tre të akuzuarit e tjerë, duke garantuar, për mos dijeninë e tyre në krim. Me fjalët e tij, ai u mundua të tregonte rrjedhën e ngjarjeve më 20 Mars 2000, kur ai goditi për vdekje Artur Hushin. Seanca për fjalën e mbrojtjes u vendos të mbahet pas dy ditësh./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj