Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet
Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi menjëherë hetimet për avionin e bllokuar në plazhin e Divjakës. Prokuroria e krimeve të rënda ka nisur hetimin për akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike“ në bashkëpunim. Është prokurorja Doloresa Musabelliu dhe oficeri i policisë gjyqësore Ibrahim Hoxha që janë ngarkuar të sigurojnë dëshmitë e para të pilotit Italian Giorgio Riformato dhe shtetasit shqiptar tashmë të arrestuar Sajmir Bajrami.
Nga burime pranë grupit të hetimit, mësohet se piloti Giorgio Riformato, nuk ka pranuar se ka lidhje me shoferin e automjetit të ngarkuar sipas policisë me një sasi prej 460 kg kanabis, pak metra larg vendit ku u gjet avioni. Pjesë e këtij hetimi është edhe shtetasi shqiptar Sajmir Bajrami, i cili është kap teksa po tentohej të largohej nga pylli i Divjakës, pak metra nga vendi ku ishte bllokuar avioni. Nje provë kyçe për hetimin mbeten tabulatet telefonike të dy protagonistëve të kësaj ngjarje, të cilat do të vërtetojnë dyshimet për një bashkëpunim në këtë trafik.
Prokurorët kanë ngritur dyshimet se avionit i është dëmtuar goma në ngritje, pasi ishte ngarkuar me nje sasi të madhe droge. Ata tashmë kanë ndërtuar edhe dinamikën e ngjarjes. Ata kanë dyshime të forta se pas dëmtimit të avionit shtetasi Sajmir Bajrami ka ndërhyrë duke e boshatisur avionin nga ngarkesa e drogës.
Tv Klan