Prokuroria e Përgjithshme deklaron zyrtarisht provat për Koçiun dhe Hadërgjonaj (20 Shkurt 2001)
Prokuroria e Përgjithshme deklaroi sot zyrtarisht se ka prova juridike që implikojnë ish oficerin e saj të policisë, gjyqësorin Sokol Koçiu në trafikun e kokainës mes Shqipërisë dhe Kolumbisë. Sipas zëdhënësit të këtij organi, Ardjan Visha, urdhërarresti mbi Koçiun është firmosur mbi bazën e provave. Koçiu akuzohet sëbashku me Federik Durdën dhe Arben Bërballën si drejtues dhe organizues të bandave kriminale, me qëllim fabrikimin dhe trafikimin e drogës.
Prokuroria ka konfirmuar sot zyrtarisht prerjen e fletëarrestit dhe për Mentor Hadërgjonaj. Ai është miku i ngushtë i Koçiut dhe pronar i disko “Albania” në qendër të Tiranës. Sipas Vishës nuk është bërë kontrolli i banesës së Koçiut, por policia është në kërkim të tij dhe foton e ka shpërndarë në të gjitha komisariatet e vendit. Në një të përditshme sot është publikuar një foto ku Bërballa dhe Koçiu ndodhen sëbashku me gruan e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi.
“Komenti i vetëm është se nuk ka rast tjetër ku portretizon kaq shkëlqyer nëpërmjet veprimtarisë së skajshme kriminale.”/tvklan.al