Prokuroria e Shkodrës kundër gjakmarrjes


Prokuroria e Shkodrës kundër gjakmarrjes

16:05 04/02/2014 gjakmarrjaAta që do të detyrojnë të tjerët që të ngujohen për shkak të gjakmarrjes, do të ndiqen penalisht. Është kjo një nismë që merret për herë të parë nga prokuroria e Shkodrës për të mos toleruar që familje të tëra të mbahen të izoluara me kërcënime.

Kryeprokurori i Shkodrës Besnik Cani thotë se zyra e tij ka lëshuar një urdhër për njësite vendore të qarkut mbi vënien në dispozicion gjithë informacionit për familjet e përfshira nga gjakëmarrja.

Deri me datën 14 shkurt do mblidhet informacion e më pas do dilet në terren me oficeret e policisë gjyqësore per te marre te dhena per familjet e ngujuara. Afati për përfundimin e këtij procesi ku do bëhët evidentimi dhe marrja e kallëzimeve e të gjitha rasteve është 30 maji.Vetem ne qarkun e Shkodres rreth 60 familje jane te ngujuara nga gjakmarrja.





Të ngjashme