Prokuroria e Tiranës heton Shaban Meminë (01 Gusht 1998)
Prokuroria ka filluar të hetojë për Shaban Meminë pas aksidentit të ndodhur dje në Doganën e Durrësit. Policia Doganore përgatiti mbrëmë materialin denoncues dhe sot e paraqititi para akuzatorëve. Akuzat fillestare mbi Meminë janë shmangia e detyrimeve doganore dhe mashtrimi.
Provat e paraqitura janë një kamer e ardhur nga policia bashkë me disa sende shoqeruese me dëshmitë e policëve doganorë. Prokuroria tha sot se doganat kërkojnë dhe heqjen e imunitetit për Meminë dhe nga Parlamenti, por në Prokurori sqaruan fillimisht se do të studiohet i gjithë materiali për t’u parë nëse ka vepra të tjera penale apo jo./tvklan.al