Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për Bandën e Vlorës (01 Gusht 1998)
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për “Bandën e Vlorës” me në krye Zani Çaushin. Të gjithë përsonat që kanë qënë pjesë e kësaj bande do të dalin para gjykatës në fund të muajit shtator. Emrat e njohur të kësaj bande rrezikojnë dënime të rënda deri në atë me vdekje.
Ata akuzohen për krijimin e bandave të armatosura dhe kryerjen e krimeve të rënda si vrasje, grabitje, rrëmbime, vendosje gjobash si dhe armëmbajtje pa leje. Një nga prokurorët e hetimit tha se në bankën e të akuzuarve do të ulen rreth 20 persona nga te treja të ashtuquajtuara “Bandat e Vlorës”.
Gjatë 48 orëve të fundit sipas burimeve të pandehurve iu janë komunikuar akuzat dhe provat përkatëse për secilin prej tyre. Me materialet janë njohur dhe avokatët që pritet të shprehin mendimet e tyre në ditët që vijnë./tvklan.al