Prokuroria heton ILDKPI-në: Në 3 vjet nuk ka gjetur asnjë zyrtar në konflikt interesi


Prokuroria heton ILDKPI-në: Në 3 vjet nuk ka gjetur asnjë zyrtar në konflikt interesi

19:33 07/11/2016

Prokurorë të Tiranes kanë mësyrë në zyrat e Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, pas dyshimeve se ky institucion në tre vjet nuk ka gjetur në konflikti interesi asnjë zyrtar të shtetit apo familjareve të tyre.

Hetimi ka nisur kryesisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës për institucionin e ILDKPI-së, pasi edhe vitin 2016 ILDKPI nuk ka bërë asnjë kallëzim ndaj zyrtarëve që fshehin apo nuk justifikojnë pasurinë e tyre.

Oficerë të prokurorisë së Tiranës sekuestruan gjatë paradites të gjithë praktikën që ka ndjekur ky institucion tre vitet e fundit.

Burime nga organi i akuzës sqarojnë se do të verifikohen procedurat e ndjekura për disa subjekte, për të cilat ka dyshime se nuk janë hetuar nga inspektorati.

Nëse do jetë e nevojshme për hetimit në prokuroria do të thirren për tu pyetur edhe zyrtarët e ILDKP-së.

Nëse gjatë këtij hetimi prokuroria gjen elemente të veprës penale atëherë kallëzimi do të regjistrohet në emër të persona që nuk kanë zbatuar ligjin./ TV KLAN






Të ngjashme