Prokuroria holandeze kërkon burg për 3 shqiptarët
Prokuroria holandeze kërkoi dënimin me burg per 3 shqiptarë të arrestuar vitin e kaluar me qindra mijëra euro ‘cash’.
Personat u arrestuan pas hetimeve për përfshirjen e tyre në grup kriminal qe operonte edhe në Holande.
Në momentin e ndalimit atyre iu gjetën 400 mijë euro dhe 110 paund britanikë, nje armë zjarri, një pako me kokainë dhe disa makineri për të numëruar paratë.
Sipas gazetave holandeze, një nga shqiptarët i identifikuar si Aleksandër K. Ka qenë punonjës i Gardës së Republikës, në një njësi që mbronte Kuvendin e Shqipërisë.
Gjykata e Amsterdamit do të vendosë për dënimin e tyre javën e ardhshme.
Tv Klan