Prokuroria kërkoi 28 vjet burg për grabitësit e thesarit – (30 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Prokuroria kërkoi sot 28 vjet burg për pesë të akuzuarit për grabitjen e thesarit të shtetit. Kështu të premten fjalën e e ka mbrojtja për t’ia lënë pastaj radhën gjykatës, e cila do të vendos përfundimisht për fajisinë e të akuzuarve dhe masën e dënimit. Vjedhja e thesarit është një nga çështjet më të debatuara të politikës vitin e shkuar, mes pozitës dhe opozitë. Kjo pasi të dyja palët akuzonin njëra-tjetrën se grabitja kishte ndodhur në kohën e qeverisjes së tyre.
Janë vjedhur mbi 20 kilogram ar, ku policia arrestoi dhe prokuroria akuzoi nënkolonelin Astrit Bishqemi me 7 vjet, dy vëllezërit Enver dhe Ahmet Hyka me 8 dhe 4 vjet, Pëllumb Dalti me 6 vjet dhe policin Blerim Haka me 3 vjet. Nga kontrolli i policisë në familjet Hyka e Dalti është kapur vetëm 10% e sasisë së vjedhur./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti