Prokuroria kërkon 4 vjet e 6 muaj burg për Xhelilin
Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg për Shukri Xhelilin, ish – Kryetarin e Bashkisë Dibër. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, në formën e kërkimit të favoreve.
Procesi ndaj Xhelilit është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, për këtë arsye, nëse shpallet fajtor ai përfiton uljen me 1/3 e dënimit.
Ish – Kryebashkiaku i Dibrës u arrestua pas videoskandalit, ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale ndaj 20 – vjeçares me iniciale A. A, në këmbim të emërimit të saj në një nga strukturat në varësi të Bashkisë./tvklan.al