Prokuroria kërkon dënimin me 7 vite burg për Altin Rrakllin
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 7 vite burg për ish-futbollistin e kombëtares Altin Rraklli.
Ai akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda. Sipas prokurorisë ish-trajneri i kombëtares së futbollit të femrave i ka marrë një personi 150 mije euro duke mos ia kthyer më.
Gjykata i la dy javë kohë mbrojtjes për të përgatitur konkluzionet e saj dhe pritet që seancën tjetër të lexohet edhe vendimi.
Tv Klan