Prokuroria kontroll në firmat e ndërtimit, siguria teknike në punë – (23 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Punë jo efektive bëjnë ekspertët e prokurorisë për ekspertizat e personave të dëmtuar në punë. Ky është konstatimi i Kryeprokurorit të Tiranës, Thoma Jano. Sipas tij policia ndërtimore, duhet t’u kushtojë rëndësi masave për sigurinë teknike në objektet që janë duke u ndërtuar.
Gjatë këtij viti regjistrohen 5 aksidente të tilla me pasojë vdekjen. Tre raste si pasojë e rënies nga vinçi, ndërsa dy janë aksidentale. Kontrolli më i fundit i kryer nga prokuroria në firmat e ndërtimit ka konstatuar shkelje në fletoren e sigurimit teknik./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti