Prokuroria kundër masës së Maks Cicikut (19 Janar 1999)


Prokuroria kundër masës së Maks Cicikut (19 Janar 1999)

10:44 19/01/1999

Prokuroria del kundër vendimit të Gjykatës. Në seancën e ditës së Dielë, Maksi Ciciku i akuzuar nga SHIK-u për krijim dhe pjesëmarrje në bandat e armatosura, mbeti në qeli të burgut me masën e sigurisë prej 10 ditësh. Gjatë seancës e cila zgjati për katër orë Prokurori Ajaz Gjeta duke mbështetur akuzat mbi Cicikun përmendi provat dhe materialet të cilët sipas tij provojnë implikimin dhe bashkëpunimin e Cicikut me organizatat e huaja dhe terroriste.

Në fund të akuzave Prokurori ka kërkuar si masë sigurie burg pa afat. Por gjyqtari i çeshtjes Alfred Vasili e pa të arsyeshme të vendosë 10 ditë burg si masë sigurie për super të arrestuarin. Sot mësohet se prokurori i çeshtjes Ajaz Gjeta ka ndërhyrë për të ndryshuar masën e arrestit ndaj Cicikut. Këtë ai e ka arsyetuar me rrezikshmërinë e lartë që paraqet 25 vjeçari i cili dyshohet se ka survejuar Ambasadën Amerikane për qëllime terroriste. Mesa duket gjyqi për Cicikun do të nisë tepër vonë pasi vetëm shqyrtimi i masës së sigurisë zgjat disa ditë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme