Prokuroria, largohen 7 prokurorë – (3 Nëntor 1999)


Prokuroria, largohen 7 prokurorë – (3 Nëntor 1999)

10:54 03/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shkaku i shkarkimit të 7 prokurorëve është se ata kanë pushuar çështje penale me akuza të rënda si vrasje, vjedhje me armë, plagosje e të tjerë në mënyrë të padrejtë. Sipas drejtorisë hetimore dhe kriminalistike pranë prokurorisë së përgjithshme që ka ushtruar kontroll ndaj këtyre prokurorëve këta të fundit në mënyrë arbitrare, këta prokurorë kanë mbyllur çështje të rëndësishme edhe pse ishin grumbulluar mjaft prova dhe elemente që mund të zgjidhnin dosjet e tyre.

Pas largimit të 5 prokurorëve pak ditë më parë për pa profesionalizëm, largimi i 7 prokurorëve elbasanas dhe tiranas i firmosur sot nga Kryeprokurori Rakipi duke vendosur dhe ndjekjen penale të tyre, tregon për një luftë të re ndaj elementit jo profesionist dhe të korruptuar brenda organit të akuzës.

Ndërsa nesër 11 prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme mes të cilëve dhe dy prokurorë që ndjekin çështjen “Hajdari” do bëjnë një vizitë zyrtare në Norvegji të thirrur nga Ministria e Jashtme Norvegjeze. Dy prokurorët e çështjes “Hajdari” do të takohen enkas dhe me ish-kolegun e tyre në këtë çështje, Van Berg./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme