Prokuroria masë arrestimesh për organizatorët e 14 shtatorit (20 Shtator 1998)


Prokuroria masë arrestimesh për organizatorët e 14 shtatorit (20 Shtator 1998)

13:00 20/09/1998

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur arrestime të shumta në Tiranë dhe rrethe për ata që ishin pjesëmarrës në grushtin e shtetit të 14 shtatorit dhe ka prerë urdhër ndalimet për të gjihtë ata persona që dyshohen se janë organizatorët, nxitësit apo bashkëpunëtorët dhe pjesëmarrësit më aktivë të ngjarjes së ditës së hënë. Në listën e gjatë të Prokurorisë ka dhe emra të medias dhe politikës, si gazetari dhe një nga drejtuesit e Radio Kontakt Alfons Zeneli, Antoneta Malja ish nëndrejtore e Radio Televizionit Kombëtar, Eqrem Spahia lider i Legalistëve e të tjerë.  Deri më tani është ndaluar gazetari Zeneli ndërsa të tjerët po kërkohen. Akuza ndaj tyre është kryengritja e armatosur dhe bashkëpunimi për realizimin e saj. Në komisariate janë shoqëruar dhe persona të tjerë pjesëmarrës. Urdhër ndalimet janë shpërndarë në të gjitha postblloqet e policisë dhe në pikat e kalimit kufitar.

Pamje nga Prokuroria e Përgjithshme, makina policie./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme