Prokuroria merr masa të larta sigurie pas ngjarjeve të 14 shtatorit (18 Shtator 1998)
Prokuroria e Përgjithshme Tiranë blindohet për shkak të ngjarjeve të 14 shtatorit dhe hetimit që ka filluar për ato. Prej më shumë se disa orë Policia e Rendit dhe Policia Ushtarake është vënë në ruajtje të ndërtesës ku ndodhen dosjet më të rëndësishme të këtyre kohëve si dosja e krimeve kundër njerëzimit, dosja e Vefa-s, dosja e kontrabandës si dhe dosja më e re ku është formuluar kryengritja e armatosur. Prokurorët mendojnë se masat janë të domosdoshme në këtë situatë të tensionuar dhe duhen lënë të tilla për një kohë të pacaktuar.
Pamje Prokuroria e Përgjithshme e rrethuar. Pamje policie që ruajnë Prokurorinë ./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili