Prokuroria, ndihmë Interpolit për vjedhjen e thesarit – (24 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Prokuroria Shqiptare ka kërkuar ndihmën e interpolit për të zbuluar destinacionin e asaj pjese të thesarit të shtetit, të vjedhur në tunelet e Krrabës dhe që ka përfunduar jashtë Shqipërisë. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se vjedhja është bërë me thyerje e në bashkëpunim mes njerëzve që ruanin nga jashtë tunelin dhe atyre që zotëronin kodet dhe çelsat si dhe dinin gjithçka për rikonstruksionin e tij.
Sipas prokurorëve në datat 13-20 Mars të vitit 1997, kohë kur dyshohet vjedhja e thesarit, policët roje kishin braktisur detyrën. Pas akuzave të demokratëve, nuk përjashtohet thirrja në pyetje e zyrtarëve të lartë që kanë përgjegjësi për administrimin dhe ruajtjen e thesarit dhe atyre që kanë djeni për këtë ngjarje./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame