Prokuroria nis hetimet për Alfred Pezën
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për deputetin Alfred Peza, pas publikimit në media të lajmit se bashkëshortje e tij kishte blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë për vlerën e 1 milionë dollarëve.
Mësohet se hetimi ka nisur për veprat penale të falsifikimit të dokumentave, deklarim i rremë i pasurisë dhe evazion fiskal.
Për llogari të këtij hetimi, Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim për më shumë se 90 minuta me kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj dhe drejtuesin e ILDKPKI -së, Shkëlqim Ganaj.
Temë diskutimit ka qënë pikërisht hetimin pasuror ndaj deputetit Peza, pasi disa ditë me parë institucioni i drejtuar nga Ganaj nisi një hetim administrativ.
Po për llogari të këtij hetimi në Prokurori paraditen e kësaj të premte është paraqitur ish – bashkëshortja e Alfred Pezës, Aldelina Toli. Ajo ka sqaruar se do të jetë në dispozicion të hetimit dhe do të deklarojë gjithçka di.
Pas këtyre zhvillimive në Prokurorinë e Përgjithshme, tre oficerë të Policisë Gjyqësore janë paraqitur në zyrat e ILDKPKI-së për të seksutruar deklarata e pasurisë së deputetit dhe bashkëshortes së tij.
Grupi hetimor do t’i krahasojë të ardhurat e deklaruara më pasuritë aktuale të familjes Peza për të para nëse i justifikon.
Deputetit ka deklaruar se paratë janë kursime nga paga që ai ka marrë gjatë punës si gazetar dhe drejtues në media.
Tv Klan