Prokuroria nis hetimet për Artur Bushin. Ka të dhëna nga jashtë për implikimin e tij


Prokuroria nis hetimet për Artur Bushin. Ka të dhëna nga jashtë për implikimin e tij

13:50 04/06/2016

Artur Bushi, Kryetari i Bashkisë së Krujës do të jetë subjekt i një hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme për të kaluarën e tij jashtë vendit tonë.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, organi i akuzës mësohet të ketë kërkuar nga KQZ -ja, që të kryejë verifikimin paraprak, të asaj çfarë ka deklaruar Bushi në formular.

Burime nga Prokuroria konfirmojnë se partnerë ndërkombëtar kanë sjellë informacione për të kaluarën e Bushit, ku ai rezulton të ketë qënë i dënuar tre herë.

Prokuroria thotë se është në pritje të materialit nga KQZ dhe më pas do të vazhdohet me hapat e tjera që parashikon ligji për Dekriminalizmin.

Ndërkohë struktura e Dekriminalizmin, pranë Prokurorisë së Përgjithshme po kërkon informacione për kallëzimin e bërë nga disa deputetë të Partisë Socialiste, për kolegun e tyre demokrat Flamur Noka.

Për Prokurorinë, materiali që i është bashkangjitur kallëzimin nuk mund të merret si provë, pasi është i paqartë.

Për këtë do të kërkohet infomacion shtesë nga institucione të tjera.

Ndërkohë për hetimin që po kryhet për Elvsi Rroshin i është dërguar një shkrëse Interpolit, për të kërkuar informacion për të kaluarën e tij.

Tv Klan






Të ngjashme