Tenderi për kamerat e policisë, prokuroria nis hetimet. MB: Të dhënat e KLSH, të pasakta


Tenderi për kamerat e policisë, prokuroria nis hetimet. MB: Të dhënat e KLSH, të pasakta

15:41 25/01/2017 https://youtu.be/JUhk3tDtT30

Ministria e Brendshme reagon pas publikimit të lajmit mbi nisjen e hetimeve nga prokuroria për tenderin e blerjes së kamerave të trupit të punonjësve të policisë, pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë të Shtetit.

Ministria e Brendshme i cilësoi të dhënat e KLSH-së si tërësisht të pasakta. Sipas saj, vlera e tenderit të blerjes së kamerave, nuk është 5.7, nga sa pretendohet në kallëzim, por 3.28 milionë euro.

Po ashtu, sipas Ministrisë, në raportin e KLSH nuk gjendet asnje vlerë për dëm ekonomik në ngarkim të Policisë së Shtetit.

Në të njëjtin reagim thuhet se janë blerë kamera trupi që filmojnë transmetojnë online dhe jo kamera makinash,

Në lidhje me tenderin thuhet se Prokuroria ende nuk ka kërkuar një informacion, apo të ketë dërguar ende një shkresë përkatëse në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Nga ana tjetër ajo e cilësoi cilësoi tenderin në përputhje me ligjin, i cili e konsideron si tender të klasifikuar. Por burime zyrtare nga KLSH thanë për Televizioni Klan se ende nuk e kanë dorëzuar raportin përfundimtar për këtë çështje. 

Në materialin e KLSH-së janë emrat e 10 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe referencave të cilësisë së kamerave.

Sipas KLSH-së, ky komision nuk ka respektuar ligjin si në hapjen e procedurave të tenderimit, kriteret e vlerësimit dhe më pas shpalljen e fituesit. 

Tv Klan






Të ngjashme