Prokuroria nis hetimet për përfshirjen e Ushtrisë në trafikun e drogës


Prokuroria nis hetimet për përfshirjen e Ushtrisë në trafikun e drogës

15:43 23/05/2014 Prokuroria-PergjithshmeProkuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për akuzat e përfshirjes së infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës. Lajmi konfirmohet nga Zyra e Shtypit në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ia ka referuar dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas saj dosja është voluminoze, duke qenë se përfshin informacione nga një sërë institucionesh, të cilat kanë grumbulluar të dhëna për këto dyshime. Të njëjtat burime saktësuan se dosja përmban të dhëna të vlefshme nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe ai Ushtarak.

Policia e Lezhës gjithashtu ka dhënë informacione të vlefshme për nisjen e këtij procedimi penal. Në dosjen tashmë të administruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmohet se pjesë e verifikimeve është edhe letra e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Ish-ministri i Mbrotjes disa javë më parë, në një letër drejtuar Prokurorisë sqaroi se nga i kishte marrë informacionet dhe dijeninë që ai kishte mbi përdorimin e bazës së Gjadrit në trafik droge.

TV KLAN





Të ngjashme