Prokuroria nis hetimin për Elvis Rroshin për falsifikim në formularin e vetëdeklarimit
Një ditë pas largimit nga detyra të Kryebashkiakut të Kavajës, Prokuroria nis hetimet kryesisht për Elvis Rroshin. Sipas akuzës, Rroshi dyshohet se ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokuemtave në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit për Dekriminalizimin. Sipas nenin 190 të Kodit Penal kjo vepër dënohet me burg nga 6 muaj deri në 4 vite burg.
Prokuroria thotë në një njoftim për mediat se, hetimi nisi në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara nga vetë Rroshi në formularin e publikuar tashmë. Si edhe pas sqarimit publik të bërë ditën e martë, lidhur me shkaqet e dorëheqjes së tij.
Nga verifikimet paraprake të organit të akuzës paraprake është konstatuar se Rroshi, nuk ka shënuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin e dhënë nga autoritetet italiane, në vitin 1992. Fakti që ka qenë i dënuar nga autoritetet italiane është pranuar publikisht edhe nga vetë ai.
Elvis Rroshi njoftoi në një postim në rrjetet sociale se jepte dorëheqjen për një dënim të marrë 23 vite më parë në Itali, për të cilin ai nuk ishte në dijeni. Sipas Rroshit, ai u njoftua nga avokatët e tij dhe për këtë arsye vendosi të largohet nga detyra.
Tv Klan