Prokuroria reagon për Lulzim Hamitajn: Rasti do verifikohet


Prokuroria reagon për Lulzim Hamitajn: Rasti do verifikohet

18:23 30/07/2018

Pas denoncimit të Partisë Demokratike në lidhje me komisionerin e Vettingut, Lulzim Hamitaj, i cili sipas opozitës ka falsifikuar dokumentet, ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Në njoftimin për mediat thuhet se

“Prokuroria e Përgjithshme u njoh me parashtrimin e rastit të komisionerit Lulzim Hamitaj, me materialet dokumentare të publikuara nga Partia Demokratike.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim”

.

Tv Klan

 






Të ngjashme