Prokuroria sekuestron 54 hektarë tokë në Gjipe, e përfituar me dokumente false


Prokuroria sekuestron 54 hektarë tokë në Gjipe, e përfituar me dokumente false

09:22 15/06/2017

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një sipërfaqe prej 54 hektarë tokë në zonën bregdetare të Gjipesë në Himarë, që dyshohet se është përfituar me dokumentacion të falsifikuar.

Sipas Prokurorisë, rezulton se Theodhori Kocani dhe Jani Kocani kanë falsifikuar dokumentet nga procesverbal i mbajtur nga k/pleqësia e fshatit Dhërmi e datës 17 Maj 2001. Dokumentet ishin pa vërtetim date nga kryeplaku i fshatit Dhërmi dhe pa vërtetim date nga Këshilli Bashkiak i Himarës.

Ç’ka do të thotë se këto dokumente nuk janë lëshuar nga Këshilli i Bashkisë Himarë dhe nga Komisioni i Verifikimit të Pronave pranë Bashkisë Himarë.

Prona e përfituar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ndodhet në bregdet, në vendin e quajtur Spille-Gjipe, Dhërmi.

Në 27 Maj të vitit 2016, Theodhori dhe Jani Kocai kanë regjistruar sipërfaqen e pronës në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë.

Pas regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri, e konkretisht ndarje dhe shitje, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie.

/tvklan.al






Të ngjashme