Prokuroria vazhdon hetimet e grupit të drogës Durda-Përballa – (16 Prill 2001)


Prokuroria vazhdon hetimet e grupit të drogës Durda-Përballa – (16 Prill 2001)

10:43 16/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një vit pas ditës së sotme, duhet që grupi i arrestimit të drogës Durda-Përballa, të shkojnë në bankën e të akuzuarve. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme sot konfirmuan faktin, që hetimet për aktivitetin e grupit të drogës, vazhdojnë intensivisht në sekret të plotë. Frederik Durda, Arben Përballa, Sokol Koçiu, Mentor Hadërgjonaj, si dhe dyshja Nanaj e Hysi, vazhdojnë të pyeten nga një grup i veçantë i Prokurorisë së Përgjithshme, në qelitë e ndryshme ku ata ndodhen.

Por duket se fijet e shumta të implikimit të tyre në rrjetin e drogës dhe dëshmitë e shumta që pritet të vinë, do të shtyjnë hetimin e tyre. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, për të zbardhur plotësisht këtë dosje duhet kohë, ndaj viti 2002, do të jetë afati përfundimtar i daljes së tyre në gjyq./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme