Prokuroritë e Durrësit dhe Krujës do të verifikojnë dëmet


Prokuroritë e Durrësit dhe Krujës do të verifikojnë dëmet

16:21 27/11/2019

Hetimet pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Tetë godinat e shembura në Thumanë dhe në Durrës , pas tërmetit të së martës kanë shkaktuar deri tani 27 viktima dhe më shume se 650 të plagosur.

Prokuroritë e Durrësit dhe të Krujës pritet të kryejnë verifikime në terren për të parë nëse përveç shkaqeve natyrore a ka patur shkelje gjatë ndërtimit të këtyre objekteve ose jo.

 Në lidhje me 3 pallatet e shembura në Thumanë ku humbën jetën edhe 13 persona, këto ndërtesa kanë pësuar dëmtime të mëdha edhe pas tërmetit të 21 shtatorit.

Hetuesit do të nisin verifikimit pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, për të parë nëse në këto godina duhet të jetonin familje pas dëmtimeve të para.

Tv Klan






Të ngjashme