Prokurorja e Apelit të Tiranës përballë KPK

Foto arkiv

Prokurorja e Apelit të Tiranës përballë KPK

11:25 30/04/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me prokuroren e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj, përpara se të shprehet në datë 3 Maj lidhur me rivlerësimin e saj.

KPK është shprehur se ka kryer një hetim të thelluar administrativ për pasurinë e prokurores, që ka deklaruar një apartament 96 metër katrorë më vlerë 27 mijë dollarë, automjet, motor dhe llogaritë bankare.

Në raportin e paraqitur nga ILDKPI në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit konstatohet se ka deklarim të saktë nga ana e subjektit të rivlerësimit Memçaj dhe nuk ka kryer fshehje pasurie.

Edhe sipas Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, prokurorja nuk ka asnjë problem.

Për sa i përket analizës profesionale, ndaj prokurores së Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj ka dy denoncime nga qytetarët.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurorja ka qenë bashkëpunuese gjatë procesit të Vettingut. Vetë Memçaj gjatë seancës se sotme kërkoi rikonfirmimin e saj në detyrën e prokurores.

/abcnews.al






Të ngjashme