Prokurorja Sonila Muhametaj padit Arta Markun
Prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj ka paditur në Gjykatën Administrative kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.
Muhametaj kundërshton transferimin në Pukë pas përplasjes që pati shefen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Në padinë e bërë në Gjykatën Administrative, prokurorja kërkon të shpallet i paligjshëm vendimi për transferimin e saj.
Muhametaj ishte një nga prokurorët e konsideruar “rebelë” që nuk mori pjesë në shortin e çështjes “Shullazi”.
Tv Klan