Promovimi i botimit shkencor “Butrinti”, gërmimet e reja në Apoloni – (12 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Luigi Maria Ugolini, arkeologu i famshëm italian, që njihet si nismëtari i gërmimeve në qytetin antik të Butrintit dhe të Finiqit, qysh në vitin 1928, rikthehet në Sarandë pas afro 70 vjetësh. Kësaj radhe Ugolini vjen për të sjellë në gjuhën shqipe, të gjithë mrekullitë e qytetit të vdekur të Butrintit, i cili ai me duart e tij e zbuloi dhe e dokumentoi në ekspeditat shkencore.
Promovimi i botimit shkencor “Butrinti”, të Luigi Ugolinit, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Zef Simoni dhe i botuar nga Instituti Italian i Kulturës, përbën një prezantim të ri përpara opinionit shkencor. Veprimtaritë kushtuar arkeologut të shquar italian, Luigi Ugolini, vijuan në parkun kombëtar të Butrintit, ku për nder të tij dhe bashkëpunëtorit shqiptar Hasan Ceka, janë mbjellë dy pemë dekorative simbolike.
Ndërkohë në qytetin e lashtë të Apolonisë, nga gërmimet arkeologjike, janë nxjerrë nga nëntoka 14 monumente të reja. Vizitorët në muzeun arkeologjik të Apolonisë janë të shumtë, megjithëse ky muze ka një fond prej pesë mijë objektesh, kjo pasuri mbetet ende e pazbuluar nga këta vizitorë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame