Promovimi i librave të Petro Markos – (25 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sot në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është bërë promovimi i dy romaneve të autorit Petro Marko, “Çuka e shtegtarit” dhe “Një emër në katër rrugë”. Ky promovim është bërë nga shtëpia botuese “Omsca”, me botues zotin Luan Pengili. Këto dy romane janë shkruar në kohë të ndryshme nga njëri-tjetri. Ato kanë qenë romane të ndaluara nga pushteti i atëhershëm.
Romani “Një emër në katër rrugë”, përshkruan fatet e ndryshme me të njëjtin emër. Ai zë një vend të veçantë në krijimtarinë e këtij autori, duke plotësuar së bashku me romanin “Çuka e shtegtarit”, profilin krijues dhe autentik të shkrimtarit Petro Marko në letrat shqipe./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora