Pronarët e lokaleve tek liqeni kundër taksës së bashkisë – (28 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në parkun kombëtar, tek kodrat e liqenit, janë me dhjetëra lokale të cilat janë ngritur pa leje ndërtimi në vitet e fundit. Një pjesë e tyre janë ndërtuar në tokat e veta nga pronarët. Dikush tjetër nëpërmjet rregullave të shtetit ka gjetur mundësinë për të bërë privatizimin nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, ku për dhjetë vjet paguan qira për tokën.
Për të gjitha këto lokale, që ndodhen brenda territorit të parkut kombëtar të Tiranës, në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak është rënë dakord që të paguhet një taksë e re të cilën pronarët nuk e miratojnë. Aplikimi i taksës së re sipas pronarëve, do të sjellë rritje të çmimeve që do jetë në kurriz të qytetarëve./tvklan.al