![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2017/10/policia-1.jpg?fit=850%2C478&ssl=1)
Pronari i lokalit rreh punonjësen në mes të rrugës, u kthehet edhe policëve
Patrulla e policisë së Fierit ka parandaluar dhunën që pronari i një lokali po ushtronte ndaj punonjëses së tij, duke e vënë atë në pranga, por jo përpara se ky i fundit të godiste edhe efektivët.
Ervin Murati, 28 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” të Fierit është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke rrahur në rrugë 35 – vjeçaren me iniciale N.Sh.
Kjo e fundit ishte e punësuar në lokalin e Muratit, në rrugën “Ramiz Aranitasi”.
“Gjatë ndërhyrjes nga punonjësit e policisë për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, 28 – vjeçari i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata”,
sqaron policia.
/tvklan.al