Propagandë në serbisht në faqen zyrtare të AAK
Faqja zyrtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është hakuar në orët e vona të së mërkurës.
Siç njofton AAK-ja përmes një deklarate, në këtë faqe më pas janë publikuar dhjetëra materiale propagandistike në gjuhën serbe, mirëpo edhe në gjuhë të tjera të cilat kishin për qëllim të sulmonin figurën e Kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj.
“Ekipet tona po punojnë në sanimin e faqes si dhe në hetimin se nga kush është thyer faqja zyrtare. Mirëpo pavarësisht kësaj, këtë ndërhyrje flagrante e kriminale në faqen e AAK0së dhe sulmet ndaj Haradinajt, i konsiderojmë si luftë speciale kundër tij dhe AAK-së. Faqja mund të thyhet, por e vërteta nuk mund të fshihet dhe ajo është në anën e Haradinajt”,
thuhet në deklaratën e AAK-së.