Propozimi i Partisë Socialiste për kutitë
Autori: Blendi Fevziu
23:50 18/11/2010Emisioni “Opinion”, mbrëmjen e sotme e vendosi fokusin e tij tek zhvillimet politike, të 10 ditëve të fundit. Në 12 Nëntor, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste fillimisht dhe më pas opozita e bashkuar hodhën idenë, për një hetim të zgjedhjeve të 28 Qershorit të vitit 2009, jo më mbi kutitë e fletëve të votimit, por duke marrë të plota kutitë ku ndodhen materialet zgjedhore.
Për të diskutuar për këtë çështje, të ftuar në studio ishin përfaqësuesi i Partisë Socialiste Erion Veliaj,përfaqësuesi i LSI Luan Rama, gazetari Preç Zogaj, drejtor i TV Klan Aleksandër Frangaj./tvklan.al