Propozimi, të hiqen rekordet para 2005


Propozimi, të hiqen rekordet para 2005

10:06 03/05/2017

Të mos llogariten rekordet para vitit 2005 botërorë dhe kontinentalë . Ky është propozimi i Federatës Europiane të Atletikës si një kundërpërgjigje për rastet e përsëritura të dopingut.

Kërkesa e drejtuar Federatës Botërore parashikon standarde teknike më të rreptë dhe forcim i masave antidoping, pasi epruvetat do të ruhen për 10 vjet që të bëhen kontrollohen kur të jetë e nevojshme.

Propozimi pritet të shqyrtohet në muajin gusht. Vitet e fundit janë më shumë se 100 sportistë pjesëmarrës në lojërat olimpike të 2008 dhe 2012 që kanë rezultuar pozitivë në analizat e kryera dhe i është hequr medalja. Në masë skandali i dopingut është përhapur tek atletët rusë. Kjo federatë është përjashtuar nga aktivitetet ndërkombëtare.

Tv Klan






Të ngjashme