Propozimi/ Xi Jinping kërkon të qëndrojë President deri pas vitit 2023


Propozimi/ Xi Jinping kërkon të qëndrojë President deri pas vitit 2023

14:50 25/02/2018

Partia Komuniste e Kinës ka propozuar që të hiqet një klauzolë në Kushtetutë, e cila aktualisht kufizon deri në dy mandateve 5-vjeçare qëndrimin e Presidentëve në pushtet.

Heqja e kësaj klauzole do t’i hapte rrugë qëndrimit në pushtet të Presidentit Xi Jinping.

“Partia Komuniste e Komitetit Qëndror të Kinës propozon të hiqet nga Kushtetuta e vendit klauzola që Presidenti dhe zv/Presidenti i Republikës Popullore të Kinës të shërbejë jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme”, thuhet në propozim.

Detaje të tjera rreth këtij propozimi nuk ka, por pritet që të publikohet së shpejti. Në mediat kineze ka pasur spekulime se Presidenti Jinping do të kërkojë që të zgjasë presidencën e tij përtej vitit 2023. Kongresi i Partisë Komuniste të Kinës, vitin e kaluar e çimentoi Jinping si udhëheqësin më të fuqishëm që nga koha e Mao Ce Dunit.

/tvklan.al






Të ngjashme