Prostitucion për të paguar studimet


Prostitucion për të paguar studimet

15:25 27/12/2018

Prostitucion për të paguar studimet e larta. Është ky fenomeni që ka prekur të rinjtë kryesisht në vendet perëndimore dhe që veçanërisht në Britaninë e Madhe po njeh rritje çdo vit. ‘Independet’ vëren se ka rritje të numrit të studenteve që ushtrojnë seks me pagesë në mënyrë që ta bëjnë më të përballueshme koston e pagesën për shkollën e lartë.

Ndërsa sipas organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, po mbyllen sytë përpara këtij fenomeni.

Laura Watson nga ‘English Collective of Prostitutes’, një grup që mbështet dekriminalizimin e prostitucionit, thotë numri i vajzave të reja që komunikon çdo ditë me organizatën është rritur ndjeshëm.

Sipas saj, “s

humica e vajzave kthehen në prostitucion për të mbuluar nevojat e thjeshta ditore, siç janë emailet dhe faturat”.

Është e vështirë të gjendjen statistika të sakta, shkruajnë mediat britanike, pasi studentët nuk duan të kenë pasoja nga veprimtaria e tyre e jashtëligjshme. Por më shumë se 1 në 10 studente kanë zgjedhur një metodë të tillë. Gjetja e klientëve është bërë më e lehtë edhe falë rrjeteve sociale dhe aplikacioneve në smartphone. Çmimi përcaktohet në bazë të marrëveshjeve me klientët. Ndërsa për shfaqjet me pagesë përmes webcamerave në internet, studentet përfitojnë deri 80 Euro në javë.

Tv Klan






Të ngjashme