Prostitucioni dhe divorci, fenomenet shqetësuese në qytetin e Korçës (2 Mars 2001)


Prostitucioni dhe divorci, fenomenet shqetësuese në qytetin e Korçës (2 Mars 2001)

11:30 02/03/2001

Prostitucioni dhe divorci janë evidentuar si problemet më të rënda të Shoqatës së Jetimëve në Korçë. Janë 15 vajza të kësaj shoqate që kanë përfunduar prostituta në trotuaret e shteteve fqinjë. Kjo vajzë 35-vjeçare pohon me dhimbje dramën e saj të përjetuar për 6 vite me radhë në rrugët e Italisë.

168 prostituta janë vrarë nga tutorët e tyre gjatë vitit të kaluar në Itali ku një pjesë të madhe e zënë vajzat shqiptare. Këto vajza që dërgohen në Itali për prostitucion vriten nga protektorët e tyre si rezultat i mosbindjes dhe tentativave të tyre për denoncim./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme