Prostituta e vogël nga Durrësi – (11 Mars 2000)


Prostituta e vogël nga Durrësi – (11 Mars 2000)

22:05 11/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Stand up Mirela Milori:- “Jemi këtu në kodrën e Currilave në qytetin e Durrësit. Dy netë më parë në këtë vend është goditur mbi një 15-vjeçare nga tre persona të cilët donin ta çonin drejt Italisë, për ta shfrytëzuar për qëllime prostitucioni”.

Kanë qenë Arben Hako 33-vjeçar nga Shijaku i cili ka qëlluar me 3 plumba mbi vajzën 15-vjeçe, sëbashku me dy kunetrit e tij, Robert dhe Roland Qosja. Duke menduar se kanë vrarë vajzën ka dashur që ta djegin. Por me gjithë 3 plumbat në kraharorin e majtë vajza është zvarritur dhe ka arritur të hidhet në një kodrinë rrëpira e së cilës e ka hedhur pranë një lokali.

Kjo histori nis një vit më parë, ku vajza atëherë 14 vjeçe ka kapërcyer Adriatikun për të ushtruar prostitucionin. Pasi është shfrytëzuar një vit në Itali, atë e kanë kthyer në Durrës, ku Arben Hako e ka mbajtur dy muaj të mbyllur në shtëpinë e tij duke e përdhunuar vazhdimisht.

Arben Hako dhe dy kunetrit e tij kanë kërcënuar vajzën nëse ajo nuk pranon që të shkoj sërisht si prostitutë në itali dhe vajza 15 vjeç ka bërë zgjedhjen e saj, plumbat. Tre shfrytëzuesit janë kapur menjëherë nga policia. Arben Ruçi zëvendës drejtor i policisë së prefekturës së Durrësit tregon.

Arben Ruçi:- “Pasi morëm informacion se kemi të bëjmë me autorë të cilët ndodheshin në zonën e Shijakut u operua shpejt dhe me një grup policie në Durrës. Nga ana jonë u organizua puna dhe u krye operacioni në banesën e dy kunetërve të autorit kryesorë ku menjëherë u bë e mundur kapja e tyre. Më pas policia arriti të bllokoj edhe mjetin e krimit dhe pistoletën e autorëve”.

Tani vajza 15 vjeçe ndodhet në spitalin kirurgjik të Durrësit nën masa tepër të larta sigurie. Jashtë kësaj dere është realiteti në të cilin ajo do të kthehet pas disa ditësh, realitet që ajo vetë do të donte të ishte ndryshe./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme