Protesta e dhunshme, Rama paralajmëron konferencë për mediat
Kryeministri Edi Rama pritet të dalë në një konferencë për mediat në orën 19:00 në lidhje me protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit, kundër pagesës së tarifës.
Në një postim në Facebook, Kryeministri e konsideron “krim të rëndë” atë që ndodhi sot.
“Sot në 19.00 komunikim i drejtëpërdrejtë me shqiptarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit
“, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Qytetarët sot shkatërruan sportelet e pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit. Nga përleshjet me protestuesit, ministri Fatmir Xhafaj tha se u lënduan 12 policë.
/tvklan.al