Protesta e emigrantëve në karantinë
Kërkojnë t’i sigurohet ushqim dhe kushte më të mira në hotel
Rreth 80 emigrantë të izoluar në një prej hotelet e Pogradecit dolën në protestë mëngjesin e kësaj të hëne.
Pa masa mbrojtëse e pa ruajtur as distancën, në ambientet para hotelit ata u shprehën se nuk kanë mundësi që të shlyejnë faturën e karantinës.
Ndonëse Bashkia e Pogradecit njoftoi se ka marrë përsipër sigurimin e vakteve ushqimore për të gjithë personat e karantinuar në hotelet e këtij qyteti, emigrantët e kthyer nga Greqia u ankuan për mungesën e ushqimit dhe kushteve të akomodimit.
Ata kërkuan që shteti të marrë përsipër pagesën e ditëve të qëndrimit në karantinë.
Tv Klan