Protesta e fermerëve para Ministrisë së Bujqësisë – (12 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Këta janë përfaqësuesit e shoqatës të fermerëve shqiptarë. Në mesditë sot ata protestuan para Ministrisë së Bujqësisë kundër prodhimeve të futura kontrabandë. Sipas protestuesve prodhimi i vendit po rrënohet prej vezëve dhe prodhimeve të sjella nga jashtë në mënyrë të paligjshme.
Ata tregojnë se i kanë dërguar ankesa Kryeministrit, Ministrit të Bujqësisë, Ministrit të Financave, por nuk kanë marrë përgjigje nga askush. Gjithashtu përfaqësuesit e fermerëve sqarojnë se nuk janë kundër konkurrencës, por ata kërkojnë që loja e tregut të jetë e rregullt./tvklan.al